“Kuvendi si noter, ka rol të dobësuar”/ Vokshi: Integrimi pengohet nga shumica që i mbyll derën debatit, jo nga opozita

“Kuvendi si noter, ka rol të dobësuar”/ Vokshi: Integrimi pengohet nga shumica që i mbyll derën debatit, jo nga opozita

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi shumicën socialiste se ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e opozitës për të shqyrtuar me prioritet katër projektligje që, sipas saj, adresojnë shqetësime të ngritura nga Bashkimi Evropian dhe qytetarët. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vokshi tha se si përfaqësuese e opozitës në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme kishte dorëzuar dy kërkesa zyrtare për përfshirjen në rendin e ditës të projektligjeve për zonat e mbrojtura, investimet strategjike, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, por ato nuk u pranuan nga shumica. Sipas saj, këto nisma synojnë t’i japin fund, siç e cilësoi ajo, “regjimit klientelist” në investimet strategjike, të shfuqizojnë paketën e maleve, të rikthejnë mbrojtjen e zonave të mbrojtura nga betonizimi...