Kukës/ Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

Kukës/ Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka përfunduar në pranga në Kukës pasi u kap duke u kujdesur për një parcelë me kanabis në fshatin Kalimash. Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet F.L u kap në flagrancë pranë 60 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa që, sipas hetimeve, i kishte kultivuar vetë. Gjatë ndërhyrjes, një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotw i Policisw sw Shtetit “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës finalizuan operacionin e koduar “Kalimashi”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 60 bimët e...