“Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba dhe detyrime të papaguara”/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket
Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për qytetarët pas raportimeve të shumta për mesazhe mashtruese që pretendojnë në mënyrë të rreme ekzistencën e gjobave apo detyrimeve administrative të papaguara. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së sotme shumë qytetarë kanë denoncuar se kanë marrë SMS në të cilat u kërkohet të kryejnë pagesa për masa administrative të supozuara. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet dhe hetimet për identifikimin e autorëve. Policia sqaron se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi të njohur si “Smishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe që pretendojnë se kanë gjoba rrugore, detyrime financiare ose procedura administrative në pritje. Mesazhet përmbajnë lidhje që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të rreme, të ndërtuara për t’u...
Burimi:
top-channel.tv