Pesë vite pa autobus, mijëra banorë në Vlorë kërkojnë transport urban

Pesë vite pa autobus, mijëra banorë në Vlorë kërkojnë transport urban

Mbi 5 mijë banorë dhe rreth 1 mijë biznese në aksin e Transballkanikes në Vlorë vijojnë të përballen me mungesën e transportit urban. Edhe pse kjo zonë është një nga më të populluarat e qytetit, prej më shumë se pesë vitesh në këtë segment nuk qarkullon asnjë autobus. Banorët thonë se mungesa e linjës ua vështirëson ndjeshëm lëvizjen e përditshme, veçanërisht pensionistëve, personave me probleme shëndetësore dhe familjeve që nuk disponojnë automjete private. Sipas tyre, përdorimi i taksive është një kosto që jo të gjithë mund ta përballojnë, ndërsa distancat e gjata i detyrojnë shumë qytetarë të ecin në këmbë për të shkuar në punë apo për të kryer shërbime. “Duhet për ata që ikin në punë, për pensionistët, për të gjithë. Zona ka shumë...