Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave, i quan LODRA

Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave, i quan LODRA

Showbiz E Mërkurë, 5 Gusht 2026 18:10 Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit një pjesë të koleksionit të tij të jashtëzakonshëm të makinave luksoze, duke publikuar në Instagram disa prej modeleve më të rralla që zotëron. “Lodrat e mia”, shkroi ylli portugez krahas fotove, duke treguar vetëm një pjesë të garazhit të tij multimilionësh. Në koleksionin e Ronaldos spikasin makina ekskluzive si Ferrari Daytona SP3, Ferrari Monza SP1, Bugatti Veyron, Bugatti Centodieci, McLaren Speedtail dhe Mercedes-AMG One. Disa prej këtyre modeleve kanë vlera që arrijnë në miliona euro, ndërsa disa janë prodhuar në seri shumë të kufizuara. Futbollisti i Al-Nassr ka treguar më herët se nuk e di me saktësi sa makina zotëron, por ka lënë të kuptohet se numri është rreth 40. Ai ka...