Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes, pse u riaktivizua llogaria zyrtare e komedianit në Instagram
Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes së Robin Williams, fëmijët e tij, Zak, Cody dhe Zelda Williams, kanë riaktivizuar llogarinë e aktorit të ndjerë në Instagram. Vendimi u mor në kuadër të 75-vjetorit të lindjes së tij dhe si një mënyrë për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij. Në postimin e parë pas shumë vitesh, ata shpjeguan se duan që profili të shërbejë si një hapësirë e sigurt dhe e besueshme, ku fansat mund të rikthehen te fotot, videot, historitë dhe kujtimet që lidhen me Robin Williams. Fëmijët e tij shprehën mirënjohjen që brezat e rinj vazhdojnë të zbulojnë veprën e tij, ndërsa fansat e vjetër ruajnë kujtimet për humorin dhe gëzimin që ai u solli. Robin Williams u nda nga jeta në vitin 2014, pasi...
Burimi:
vizionplus.tv