Mazniku mbron reformën territoriale: Bashkitë e reja do të jenë më funksionale
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku u shpreh se, edhe pse disa bashki do të bashkohen, qytetarët nuk do të humbasin shërbimet. Si shembull ai përmendi Maliqin, i cili do të ruajë statusin e qytetit, do të ketë një nënkryetar të dedikuar dhe përfaqësim proporcional në Këshillin Bashkiak të Korçës. Sipas tij, reforma është mbështetur në analiza të detajuara ekonomike, demografike dhe administrative. Ai tha se janë marrë në konsideratë niveli i borxheve të bashkive, funksionaliteti i tyre, zhvillimi ekonomik i territoreve, si edhe lëvizjet e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Mazniku theksoi se aktualisht rreth 60% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 40% në zonat rurale, një realitet që, sipas tij, kërkon një organizim të ri territorial. Lidhur me...
Burimi:
ntv.al