Zjarr në institutin e Roskosmos pranë Moskës, tym i dendur mbi qendrën e kontrollit të misioneve hapësinore

Zjarr në institutin e Roskosmos pranë Moskës, tym i dendur mbi qendrën e kontrollit të misioneve hapësinore

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një ndërtesë të Institutit të Kërkimeve të agjencisë ruse hapësinore Roskosmos, në qytetin Korolyov, pranë Moskës. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi objekt. Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe as nëse ka persona të lënduar apo të bllokuar brenda godinës. Nuk ka informacion zyrtar as për numrin e punonjësve të evakuuar. Instituti në Korolyov është një nga qendrat kryesore të industrisë hapësinore ruse, ku ndodhet edhe Qendra e Kontrollit të Misionit. Ajo koordinon monitorimin e anijeve kozmike, përpunimin e të dhënave të telemetrisë dhe mbështetjen e programeve hapësinore, ndërsa është e angazhuar edhe në zhvillimin e sistemit satelitor GLONASS dhe projekte të teknologjisë...