Kryepolici Hita pret kreun e zyrës së BKA-së gjermane: Partneritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar

Kryepolici Hita pret kreun e zyrës së BKA-së gjermane: Partneritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar

Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA) kanë diskutuar në Tiranë zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e mbështetjes për strukturat hetimore shqiptare. Delegacioni gjerman, i kryesuar nga Gregor Erb, u prit dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një takim ku fokusi ishte koordinimi i projekteve të përbashkëta dhe mbështetja për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore. Z. Hita falënderoi BKA-në dhe Policinë gjermane për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe theksoi se lufta kundër krimit global kërkon aleanca të forta dhe koordinim të qëndrueshëm ndërkombëtar. Drejtori shprehu bindjen se ky takim do të shërbejë për koordinimin më efikas të projekteve të përbashkëta, identifikimin e prioriteteve të reja dhe...