Zvërneci/ Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë
Qytetarët janë mbledhur sërish sot, 10 qershor, për të 11-tën ditë për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Protestuesit me më herët kanë paraqitur 5 kërkesa: -Dorëheqjen e qeverisë;-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Burimi:
javanews.al