Sherr në Shkallnur/ Dhunohet 36-vjeçari me qytë pistolete, autorët në arrati. Dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie

Sherr në Shkallnur/ Dhunohet 36-vjeçari me qytë pistolete, autorët në arrati. Dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie

Një 36-vjeçar është dhunuar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Shkallnur të Durrësit, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai është goditur me sende të forta nga dy persona, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa në konflikt dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie jashtë shërbimit. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D....