E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

Një nga personat më të kërkuar nga SPAK, Denis Tafili, pjesë e grupit të Visit të Pojës, është shfaqur sot në Shkallnur të Durrësit, ku është përfshirë në një konflikt me Edison Gjuzin. Në ngjarje është implikuar dhe një punonjës policie. Mësohet se ka patur dhe të shtëna me armë. Një njoftim i policisë, shpjegon se konflikti ka nisur për motive të dobta, ku Gjuzi është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit Tafili dhe një 27 vjeçar me inicialet G. M. Të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet. Policia pranon përfshirjen e punonjësit të saj, inspektorit L. Xh., “i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore” Ndonëse i shpallur...