Nuk ka shkarkim pas dështimit të madh në Botëror, Anceloti vazhdon te Brazili si trajner

Nuk ka shkarkim pas dështimit të madh në Botëror, Anceloti vazhdon te Brazili si trajner

Carlo Ançeloti do të vazhdojë aventurën e tij në krye të kombëtares së Brazilit. Pavarësisht zërave dhe aludimeve të fundit për një largim të mundshëm, Federata Braziliane e Futollit dhe vetë stafi teknik kanë konfirmuar besimin e plotë te projekti afatgjatë i italianit. Drejtuesit e federatës kanë bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për asnjë shkarkim apo ndryshim kursi. Përkundrazi, palët kanë dakordësuar që synimet mbeten maksimale dhe historike. Brazili synon të dominojë përsëri Amerikën Latine duke fituar Kupën e Amerikës nën drejtimin e tij, por mbi të gjitha, fokusi kryesor mbetet Botërori 2030. Ançeloti, i njohur për qetësinë dhe menaxhimin e jashtëzakonshëm të yjeve, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën dhe lojtarët për të ndërtuar një skuadër fituese. Me këtë vendim, Brazili...