Protestat masive/ Vuçiç ‘reflekton’, çon Serbinë drejt zgjedhjeve të parakohshme: Po mbaj fjalën para popullit!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi pritet të zhvillohen në muajin tetor ose në fillim të nëntorit, të ndara nga zgjedhjet presidenciale. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të mbajë premtimin e bërë qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme deri në fund të vitit 2026. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, Vuçiç tha se qytetarët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre të lirë. “Vitin e kaluar ju thashë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb. Para fundit të vitit do të kemi zgjedhje parlamentare, ndërsa pak më vonë do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Vuçiç. Në fund...
Burimi:
sot.com.al