SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

Një grup ligjvënësish amerikanë po kërkon që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet në Charleston, Karolina e Jugut, dhe jo në Beograd. Sipas Reuters, kongresmeni republikan Joe Wilson do të paraqesë të premten një rezolutë të përbashkët në Kongres, të mbështetur nga 40 bashkënënshkrues, ku kërkohet që takimi vjetor i OSBE-së, me pjesëmarrjen e deri në 57 vendeve anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të mbahet verën e ardhshme në Charleston. Charleston dhe Beogradi janë dy qytetet kandidate për të pritur këtë ngjarje, e cila vitet e fundit është përqendruar kryesisht në çështjet e sigurisë evropiane dhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës. Debati nuk lidhet vetëm me aspektet organizative, por edhe...