Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!
Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku bilanci u rëndua në tre viktima. Ajo bëri të ditur se ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun pritet të zhvillohet të nesërmen në orën 10:00, ndërsa për autorin e ngjarjes ende nuk ishte përcaktuar orari i ceremonisë mortore. Gazetarja Laureta Roshi tha se kishte kontaktuar me prindërit e autorit, të cilët, sipas saj, ishin në gjendje të rënduar emocionale dhe kishin mësuar për ngjarjen vetëm pasi policia kishte mbërritur në banesën e tyre rreth orës 07:50 të mëngjesit. “Kam shkuar në shtëpinë e autorit dhe kam kontaktuar prindërit e tij, dy të moshuar të...
Burimi:
javanews.al