Zona e ish-Kënetës nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur përplaset me makinën e policisë, ngjarja në të njëjtin vend ku humbën jetën dy të miturit (VIDEO)

Zona e ish-Kënetës nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur përplaset me makinën e policisë, ngjarja në të njëjtin vend ku humbën jetën dy të miturit (VIDEO)

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur në timon. Rezart Abazaj u përplas ditën e djeshme me patrullën e policisë ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi me 1.4 mg/l. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak kohë më parë humbën jetën dy vogëlushë, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi. Vizion Plus ka siguruar pamjet nga përplasja e Abazaj me patrullën e efektivëve, pasi këta të fundit I ishin vënë në ndjekje për ta ndaluar, pas sinjalizimeve që kishin marrë se një mjet lëvizte në zonë me shpejtësi të lartë e bënte manovra të rrezikshme. Abazaj rezulton përsëritës për ngjarje të tilla. Kujtojmë se aksidenti i shkaktuar nga Nikoll Radaçi, ndodhi mesditën e 3 majit...