Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

Një zjarr ka rënë sot në një magazinë me materiale plastike dhe piroteknike pranë fabrikës së çimentos në Shkozet. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse me 4 mjete dhe 2 autobote nga Durrësi, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 autobot nga Shijaku, si dhe 1 mjet zjarrfikës nga Porti i Durrësit. Ekipet po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka dëme në banesat përreth, ndërsa zjarri mbetet i kufizuar vetëm brenda mjediseve të magazinës. Për arsye sigurie, OST ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, pasi objekti i përfshirë nga flakët ndodhet poshtë linjës së transmetimit. Si pasojë, nënstacioni i Shkozetit është aktualisht jashtë funksionit. Për shkak të këtij zjarri është krijuar...