Zjarr në Lushnjë/ Flakët përfshijnë aneksin e një banese, u rrezikuan edhe shtëpitë përreth
Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e kësaj të premteje në fshatin Krutje e Sipërme, në Lushnje, duke përfshirë plotësisht aneksin e një banese dykatëshe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45. Si pasojë e temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjitha orenditë shtëpiake që ndodheshin në aneks. Për shkak të afërsisë së madhe mes banesave, ekzistonte rreziku që zjarri të merrte përmasa edhe më të mëdha. Alarmi ka sjellë në vendngjarje dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, të cilat, pas ndërhyrjes së shpejtë, kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre te banesat e tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnje, të cilët kanë nisur veprimet...
Burimi:
syri.net