Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht dhe arrestimin e 76-vjeçarit Muhamet Rreshka, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin Eqerem Rreshka, 74 vjeç. Autori i dyshuar ishte shoqëruar mbrëmjen e kaluar pas krimit, teksa sot i janë vendosur edhe prangat. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë konflikti i vazhdueshëm për pronën mes dy vëllezërve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë) që dyshohet se u përdor nga autori për krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al