Vrau nënën dhe plagosi babanë, Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij. Si pasojë, nëna e tij 80-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa babai është plagosur rëndë. Sipas të dhënave paraprake, Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur nënën e tij, Florije Dalladaku, 80 vjeçe, dhe babanë, Hasanin. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Babai i 45-vjeçarit është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, në gjendje kritike për jetën. Për shkak të rëndimit të gjendjes, ai është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar. U largua me makinën e vëllait Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar...
Burimi:
ntv.al