“Vrasjen e Ginës e planifikuam në Athinë”, i penduari rrëfen detajet në GJKKO

“Vrasjen e Ginës e planifikuam në Athinë”, i penduari rrëfen detajet në GJKKO

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu të mërkurën në Gjykatën e Posaccme, detaje të planit për vrasjen e Rexhep Ginës, ngjarje që nuk është realizuar. Në seancën ku nuk ishte i pranishëm i pandehuri Laert Haxhiu, Tafani ju përgjigj pyetjeve të avokatit të tij, duke treguar se planifikimi për eleminimin e Ginës kishte nisur në Greqi. “Në korrik 2022 kemi kryer veprime për vrasjen e Rexhep Ginës. Ginën e njoh nga fotot, personalisht jo. Për vrasjen e Ginës interesohej Laerti. Ishte për punë hasmërie, se Gina ka qenë i grupit të Aldo Bares. Kanë pasur konflikt për punë pronash me xhaxhain e Laertit. Për herë të parë për këtë vrasje kemi diskutuar në Athinë, diku nga korriku a nga gushti. Në Greqi e diskutuam. Ma...