Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)
Anëtarët e një bande kriminale shqiptare janë burgosur pasi kanë vjedhur sende me vlerë më shumë se 1 milion paund. Mediat britanike raportojnë se, policia tha se ata “mburreshin” me krimet e tyre dhe “ndanin imazhe të fitimeve të paligjshme”, të tilla si ora dore dhe çanta dore firmato. Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, të gjithë pranuan fajësinë për komplot për të kryer vjedhje me thyerje dhe komplot për të poseduar pasuri kriminale.
Burimi:
javanews.al