Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë flakët
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm zjarrfikist dhe banoret pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre. Pas dy ore pune, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat. Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv