Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si pjesë e grupit të Inez Hajrullës

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si pjesë e grupit të Inez Hajrullës

Komisariati i Policisë në Vlorë ka arrestuar një 30-vjeçar i cili u kap me armë zjarri dhe disa doza kokainë dhe kanabis. I prangosuri Ergys Omeri është anëtar i grupit kriminal të Inez Hajrullës. Madje në momentin e arrestimit ai ka qënë në parkimin e lokalit në pronësi të familjarëve të Hajrullës. Omeri nuk figuron me precedent të mëparshëm kriminal. Ndërkohë arma e zjarrit është dërguar në laborator për të parë nëse është përdorur më herët në krime të rënda apo jo. “Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u...