Mirditë, në Kodër Rrëshen zjarri jashtë kontrollit, evakuohen banorët! Shikoni pamjet

Mirditë, në Kodër Rrëshen zjarri jashtë kontrollit, evakuohen banorët! Shikoni pamjet

Në Kodër Rrëshen të Mirditës situata vijon të jetë kaotike. Flakët po përhapen me shpejtësi. Videot e mbërritura në redaksinë e Syrit tregojnë për një situatë tejet të vështirë. Ka nisur ndërhyrja nga ajri ndërsa janë evakuar disa familje. Flakët dhe tymi i dendur janë të dukshëm nga larg, ndërsa ekziston frika se zjarri mund të përhapet drejt banesave. Situata paraqitet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të thatë, që favorizojnë avancimin e flakëve. Zjarri I përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën e Kodër Rrëshenit, pranë varrezave dhe zonave të banuara ka nisur rreth orës 15:00.