VIDEO/ Mbi 800 gramë kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

VIDEO/ Mbi 800 gramë kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar, i cili dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, është vënë në pranga. Gjatë operacionit antidrogë në Tiranë u sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis, 930 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjeti i të dyshuarit. Në pranga ra shtetasi me inicialet E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndët narkotike, paratë dhe automjetin, në cilësinë e provës materiale. Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari i kishte siguruar lëndët narkotike për t’i shitur në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytet Studenti. Materialet procedurale i janë...