VIDEO – ‘Ku është drejtësia…?’/ Vdekja e dy fëmijëve në Spitallë, ngrihen në protestë banorët e zonës

VIDEO – ‘Ku është drejtësia…?’/ Vdekja e dy fëmijëve në Spitallë, ngrihen në protestë banorët e zonës

“Dy jetë të mitura u fikën, ku është drejtësia?”. Kjo është një nga pyetjet e drejtuara ndaj autoriteteve përkatëse nga banorë të zonës së Spitallës, të afërm të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik dhe nga moshatarë të tyre. Ata kanë dalë këtë pasdite në shenjë protestë në zonën e Spitallës, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e dy të miturve. Këta të fundit u përplasën nga një automjet, teksa luanin me top në trotuar. Një fëmijë i tretë, mbeti i plagosur rëndë.  “Kjo plagë nuk mbyllet pa drejtësi”; “Ne duam drejtësi për dy engjëjt”; “Dy engjëjt në qiell nuk ishin vetëm numra, ishin fëmijë”; “Duam park për fëmijët”… Kështu shkruajnë banorët e zonës në disa pankarta që mbajnë në duar. Përpos kërkesës për...