Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar drejtpërdrejtë seancat: Është detyrim për transparencë ndaj publikut

Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar drejtpërdrejtë seancat: Është detyrim për transparencë ndaj publikut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës Administrative për transmetimin drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore mes tij dhe prokurorit të paditur Ols Dado. Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun. Moslejimi i transmetimit të seancave drejtpërdrejtë, sipas Veliaj, është kufizim dhe nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji. Si referencë, Veliaj përmend praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila tashmë transmeton drejtpërdrejtë seancat publike. Sipas tij, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat, “pasi tregon se transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të procesit gjyqësor”. Ai thekson se, për shkak të funksionit...