Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Një vajzë 19-vjeçare në Kefalonia, Greqi, u gjet pa ndjenja në sheshin kryesor të Argostolit, këtë të martë, 14 prill. Ajo u transportua në spitalin e Kefalonias, ku dhe ndërroi jetë. Ajo nuk kishte shenja të dukshme dhune, çka e bën ende të paqartë arsyen e vdekjes së saj. Raportohet nga mediat greke se e reja, përpara se të humbte ndjenjat, ishte nën shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste droge. Në pranga kanë rënë dy personat. Njëri prej tyre, 26 vjeç, është pjesë e kampionatit evropian të të rinjve U17, ku dhe fitoi medaljen e artë. Tjetri është një 22-vjeçar shqiptar. Sakaq, në kërkim është shpallur një tjetër. Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen, si dhe ekzaminimet lidhur me vdekjen...