U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë në Tiranë. Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar. Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.