U mbyt dje në plazhin e Durrësit, i jepet lamtumira 11-vjeçarit në Berat
U mbyt dje në plazhin e Durrësit, përcillet sot për në banesën e fundit vogëlushi 11-vjeçar nga Berati, Ardit Muçogllava. 11-vjeçari nga Berati, Ardit Muçogllava, i cili u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Mes dhimbjesh dhe lotësh nga familjarët, të afërmit e shokët, arkëmorti i të miturit u nis nga lagjja "Kushtrim", për t’u përcjellë në Varrezat e Suelasit në Berat. Ardit Muçogllava ishte vëllai i tre motrave dhe djali i vetëm i bashkëshortëve Artan dhe Aldeta Muçogllava. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të dielës në afërsi të Kavalishencës në Durrës, ku 11-vjeçari kishte shkuar për të bërë plazh. I mituri po lahej në det dhe dyshohet se u mbyt aksidentalisht, ndërkohë që...
Burimi:
syri.net