U dyshua për eksploziv, por u gjet GPS, makina në pronësi të inspektorit të Pyjeve

U dyshua për eksploziv, por u gjet GPS, makina në pronësi të inspektorit të Pyjeve

Gëzim Pasho është drejtuesi i mjetit i cili dyshonte se makinës së tij i ishte vendosur eksploziv por në fakt u gjet vetëm një GPS. Pasho është inspektor i Inspektimit të Pyjeve në Korçë dhe ende nuk dihet se përse i është vendosur GPS makinës së tij. Policia dyshon se autorët e mundshëm mund të kenë ngatërruar mjetin e Gëzim Pashos me djalin e tij, i cili në muajin shtator të vitit të kaluar u arrestua nga policia pasi i'u gjetën doza kanabisi dhe fishekë. Gëzim Pasho ka thënë në polici se nuk ka probleme me askënd. Në njoftimin e Policisë thuhet: "Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi...