Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli ku po qëndronte. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është gjetur nga djali i tij, i cili ka konstatuar se babai nuk kishte shenja jete dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Dyshohet se 74-vjeçari mund të jetë rrëzuar aksidentalisht brenda dhomës së hotelit, duke goditur kokën. Përplasja e fortë dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime të rënda, përfshirë trauma në kokë, të cilat kanë rezultuar fatale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se...