Tragjedi në aksin Bulqizë-Klos, një i vdekur dhe katër të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete që drejtoheshin nga personat me inicialet Xh. S. dhe S. C. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën personi me inicialet H. Gj., pasagjer në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet S. C. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i plotë i policisë “Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S....
Burimi:
javanews.al