Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se të rinjtë nga Kosova i mori dallga. Ndërkohë në zonën ku ndodhi tragjedia raportohet se nuk ka kulla vrojtimi dhe as flamuj të kuq në det – të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, kur ky i fundit ka dallgë ose është i trazuar.