Alarmi për bombë në disa institucione/ Zbulohet origjina e email-eve kërcënuese: Argjentinë dhe Brazil
Hetimet lidhur me mesazhet kërcënuese që shkaktuan alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë sjellë të dhëna të reja për origjinën e email-eve. Sipas burimeve, të njëjtin mesazh kërcënues autorët e kanë dërguar përmes dy adresave të ndryshme elektronike. Të dhënat e mbledhura gjatë hetimit tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili. Megjithatë, fakti që është përcaktuar origjina gjeografike e mesazheve nuk ka mjaftuar ende për të zbardhur identitetin e personave që qëndrojnë pas kërcënimeve. Hetuesit po verifikojnë nëse dy adresat elektronike janë përdorur nga i njëjti autor apo nëse bëhet fjalë për persona të ndryshëm. Gjithashtu, një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që mesazhet të jenë pjesë e një veprimi të koordinuar....
Burimi:
syri.net