Trafik kokainë midis Brescias dhe Bergamos: Shqiptarët dhe italianët përdornin picerinë si mbulesë, 11 të arrestuar
Policia italiane zbuloi një rrjet të madh trafikimi kokainë midis provincave të Brescias dhe Bergamos, me bazë logjistike në Rovato dhe një pizzeri të përdorur si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e Republikës në Brescia, zbuluan një organizatë të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë, që operonte jo vetëm në Brescia dhe Bergamo, por edhe përgjatë bregut Adriatik, kryesisht në Marche dhe Puglia. Sipas hetimeve, të dyshuarit përdornin një piceria të njohur në zonën përreth Brescias për shpërndarje të kokainës me shumicë, e shitur në kilogramë. Ata rekrutuan si shpërndarës shtetas shqiptarë që hynin në Itali me lejeqëndrim turistike dhe përdornin automjete me sisteme të sofistikuara fshehjeje të drogës. Sot natën, në provincat Brescia, Ancona, Bergamo, Brindisi, Grosseto dhe Mantova,...
Burimi:
syri.net