Ti pa mua nuk bën/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

Ti pa mua nuk bën/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

Jo në pak raste kemi dëgjuar krime që pasojnë pas një ndarjeje apo refuzimi. Në të shumtën e tyre, burrat janë ata që nuk e pranojnë dot fundin e një marrëdhënie dhe kësisoj arrijnë të shkrepin armën apo të kryejnë akte të tjera makabre. E tillë, fatkeqësisht, është edhe historia e një vajze dhe 35-vjeçarit Ferit Buzi (i njohur ndryshe si Nertili), të dy nga fshati Vidhisht i Roskovecit. Me diferencë të konsiderueshme në moshë, ata u fejuan kohë më parë. Siç kanë rrëfyer të afërmit e vajzës, bashkëjetuan në Tiranë për një periudhë, pasi 23-vjeçarja po studionte për Infermieri. Mirëpo, për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet...