Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.42 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ”Mashtrim kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga...