SYRI TV/ Lini në UNESCO, por pa kanalizime të ujërave të zeza, banorët: Të shqetësuar për shëndetin e ndotjen
Edhe pse është pjesë e UNESCO-s dhe një zonë me potencial të madh turistik, fshati Lin i Pogradecit përballet me mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza. Banorët shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe ndotjen që po dëmton ekosistemin, ndërsa janë të zhgënjyer nga neglizhenca ndër vite për zgjidhjen e kësaj problematike. Syri tv Fshati turistik i Linit, një nga zonat më të njohura pranë liqenit të Ohrit dhe pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, vijon të përballet me mungesën e sistemit të kanalizimeve për ujërat e zeza. Edhe pse është një ndër destinacionet më të frekuentuara turistike në vend dhe pjesë e programit të 100 fshatrave, problemi mbetet ende pa zgjidhje. Banorët e zonës shprehen të zhgënjyer nga neglizhenca ndër vite,...
Burimi:
syri.net