SYRI TV/ Banorët e Pajovës alarmojnë për aksidentet në aksin Elbasan–Peqin: Jetojmë çdo ditë me frikë

SYRI TV/ Banorët e Pajovës alarmojnë për aksidentet në aksin Elbasan–Peqin: Jetojmë çdo ditë me frikë

Aksi nacional Elbasan–Peqin vijon të mbetet një nga segmentet më problematike dhe të rrezikshme të qarkut të Elbasanit, ku aksidentet rrugore janë të shpeshta, kryesisht si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit dhe tejkalimit të shpejtësisë. Banorët e zonës së Pajovës shprehen të shqetësuar për situatën, duke deklaruar për “Syri TV” se çdo kalim në këtë rrugë shoqërohet me pasiguri dhe frikë. Sipas tyre, pavarësisht tragjedisë së ndodhur një vit më parë, ku humbi jetën një fëmijë 8-vjeçar, aksidentet vazhdojnë të regjistrohen pothuajse çdo javë. Banorët theksojnë se në zonë janë vendosur kufizues shpejtësie dhe tabela sinjalizuese pas protestave të zhvilluara vitin e kaluar, duke përcaktuar një shpejtësi maksimale prej 30 kilometrash në orë. Megjithatë, ata pretendojnë se shumica e drejtuesve të mjeteve nuk...