Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon pemët në rrugë
Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar probleme në qarkullim. Reshjet brenda pak minutash u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve. Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore. Edhe këmbësorët e kanë pasur thuajse të pamundur të lëvizin, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë. Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve. Deri tani nuk...
Burimi:
vizionplus.tv