SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së
Burime konfidenciale i konfirmuan gazetares së Klan News, Daniela Zisi, se SPAK po kryen operacion në Devoll duke bërë kontrolle në banesa e D. A, ish-punonjës i AMP së juglindjes. Ai dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre. Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake si lidhje shoqërore e D.A.
Burimi:
javanews.al