SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, për çfarë e akuzon

SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, për çfarë e akuzon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, I.H sot në 7 maj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion pasiv në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge. Sipas SPAK, I.H dyshohet se ka zbuluar informacione sekrete hetimore tek persona të përfshirë në grup kriminal në këmbim të përfitimeve monetare. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe zvicerane, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore. Ish-oficeri ndodhet në masën “arrest në burg” që prej nëntorit 2025, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në GJKKO. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...