“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Euronews Albania ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të EUROPOL-it mbi bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me kartelin ekuadorian “Los Lobos” për trafikun ndërkombëtar të kokainës përmes kompanive të transportit të frutave. Hoxha sqaron se organizata më e madhe kriminale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anëtarë, ndërsa “Los Lobos” është rivalja kryesore e tyre me rreth 8,000 anëtarë. Sipas tij këto grupe nuk kanë një strukturë të mirëfilltë karteli si kolumbianët apo meksikanët, por funksionojnë më shumë si aleanca. Ndër të tjera ai theksoi se grupet shqiptare atje janë të detyruara të zgjedhin anë, ose do të punojnë me njërën organizatë ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse partneri lokal vritet, shqiptarët...