“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë
Historiani dhe autori Marenglen Kasmi, i ftuar në podcastin “Apostrof”, ka komentuar protestën e ditëve të fundit, duke e krahasuar atë jo me vitin 1997 apo Revolucionin e Qershorit 1924, por me ngjarjet e viteve 1914–1915, në kohën e kryengritjes kundër Princ Vidit. I pyetur se cilën periudhë historike i kujton protesta aktuale, Kasmi tha se sheh më shumë ngjashmëri me vitet 1914–1915. “Më shumë e shikoj si 1914–15”, u shpreh ai, ndërsa solli si shembull një episod nga dokumentacioni gjerman i kohës, sipas tij të cilit gjatë kryengritjes kundër Vidit, përfaqësuesi gjerman i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit kishte shkuar në Shijak, ku kishte gjetur një grup fshatarësh të mbledhur. “Për çfarë jeni mbledhur?”, i kishte pyetur ai. Përgjigjja, sipas Kasmit, kishte qenë: “Do bëjmë...
Burimi:
javanews.al