Gonxhja i përgjigjet protestuesve: Mandati i marrë nga qytetarët duhet respektuar
Shqipëria sot është më mirë se kurrë më parë. Kështu iu përgjigj thirrjes së protestuesve ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të cilat dëgjoheshin teksa ministri publikonte vendimit e Këshillit të Ministrave. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se qeveria është në një proces reflektimi dhe analize për të përmirësuar vendimmarrjen në interes të qytetarëve. Sikurse edhe kryeministri Rama, ai përjashtoi mundësinë që qeveria të japë dorëheqjen si përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve, duke argumentuar se mazhoranca ka një mandat të marrë nga qytetarët dhe duhet ta respektojë atë. “Unë jam i lidhur shumë edhe historikisht dhe shpirtërisht me protestën si institucion. Natyrisht që matem shumë, jam matur në shumë prej daljeve të mia. Ne po analizojmë, po...
Burimi:
javanews.al