Stuhia ‘mbërthen’ vendin/ Era e fortë rrëzon pemët, bllokohet përkohësisht qarkullimi në Gjirokastër
Era e fortë që përfshiu pasditen e së premtes qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në lagjen Granicë dhe në zonën e Viroit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, ekipet e ndërhyrjes u angazhuan menjëherë në të dyja zonat për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rikthimin e qarkullimit normal. Autoritetet bëjnë me dije se nga incidentet nuk janë shënuar persona të lënduar apo dëme materiale. Problemi i vetëm i shkaktuar ishte bllokimi i përkohshëm i rrugëve, ndërsa pas ndërhyrjes së shërbimeve situata u normalizua. Shërbimet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në kushte të motit të paqëndrueshëm dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve apo...
Burimi:
sot.com.al