“Kupa u derdh”/ Aktivisti Lika: Ja prapaskenat e revoltës masive që po dridh pushtetin e betonit

“Kupa u derdh”/ Aktivisti Lika: Ja prapaskenat e revoltës masive që po dridh pushtetin e betonit

Një krizë e thellë besimi ndaj institucioneve dhe një indinjatë e akumuluar prej vitesh kanë shpërthyer në rrugët e kryeqytetit, duke shënuar ditën e 27-të të një qëndrese qytetare pa precedent. Aktivisti Edison Lika i ftuar në një intervistë televizive, tha se shkëndija që ndezi këtë valë zemërimi ishte ngjarja në Zvërnec, e cila ekspozoi hapur rënien e shtetit dhe monopolit të tij mbi dhunën. Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt, ku policia private dhunonte dhe merrte peng qytetarë ndërsa Policia e Shtetit qëndronte si spektatore e pafuqishme, shërbyen si katalizator për një lëvizje të fuqishme shoqërore. Ajo që nisi si një thirrje rutinë në rrjetet sociale për t’u mbledhur me një numër të kufizuar njerëzish para Drejtorisë së Policisë, u transformua brenda pak orësh në një...